Përfundon prapa grilave një femër pasi kishte rrahur bashkëkombësen e saj

Mbrëmë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër.

Lajme

22/07/2019 10:21

Mbrëmë në ora 22:00 në qytetin e Gjakovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një femër të komunitetit egjiptian pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht bashkëkombësen e saj, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/