Përfundon pjesa e parë: Zalgiris – Ballkani 0-0

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Zalgiris dhe Ballkanit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Sport

12/07/2022 18:50

Ndeshja filloi më mirë për vendasit të cilët shumë lehtë mund të ishin në avantazh, por pritjet bravoroze të Stivi Frashërit i mbajtën në lojë.

Gjithsesi, edhe suharekasit i patën rastet e tyre, teksa rrezikuan në fund të pjesës së parë me anë të Ermal Krasniqit, por portieri mysafir ishte në element.

Mbetet të shihet se çka do të dhurojë pjesa e dytë. /Lajmi.net/