Përfundon pjesa e parë: Tottenham në epërsi të dyfishtë ndaj Arsenal

Ka përfunduar pjesa e parë në mes Tottenham Hotspur – Arsenal.

Sport

12/05/2022 21:35

‘Spurs’ janë në avantazh 2:0 në ndeshjen e xhiros 36 në Premier Ligë, ndaj Arsenalit.

Ishte Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe e çoi në epërsi ekipin e tij.

I njëjti shënoi përsëri golin e dytë në këtë takim në minutën e 37` të ndeshjes.

Arsenali që nga minuta e 33` janë me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Holding me kartonin e dytë të verdhë.

Ekipi i Mikel Artetas kërkonin golin për të ngushtuar epërsinë, por nuk u treguan të saktë.

Nëse Tottenham fiton këtë takim, atëherë ka do të ketë vetëm një pikë më pak se Arsenali në vendin e pestë.

Mbetet të shihet nëse ‘Topçinjtë’ do të arrijnë të bëjnë diçka në pjesën e dytë./Lajmi.net/