Përfundon pjesa e parë: Real Madridi në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Eintracht Frankfurt, e vlefshme për trofeun e Superkupës së Evropës. “Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 35’, me anë të David Alabas, pas një asistimi perfekt nga Casemiro. E gjitha kjo ndodhi gjatë një goditjeje nga këndi, e cila erdhi si pasojë e…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Eintracht Frankfurt, e vlefshme për trofeun e Superkupës së Evropës.
“Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 35’, me anë të David Alabas, pas një asistimi perfekt nga Casemiro.
E gjitha kjo ndodhi gjatë një goditjeje nga këndi, e cila erdhi si pasojë e një rasti të shpërdoruar nga Vinicius Junior.
45 minutat e parë treguan një lojë të mirë, me aksione të shpeshta nga të dyja palët, por që përfundoi me rezultat 1-0. /Lajmi.net/