Përfundon pjesa e parë, Prishtina në epërsi ndaj Ulpianës

Ekipi kryeqytetas është duke fituar ndaj Ulpianës.

Sport

27/11/2021 13:52

Pjesa e parë e ndeshjes mes Ulpianës dhe Prishtinës është mbyllur me rezultat 0-1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm me të dyja ekipet që sulmonin në tentim të gjejnë golin e avantazhit.

Pas shumë përpjekeve, ishte Prishtina ajo që arriti të kalojë në epërsi përmes Leotrim Kryeziut në min e 34′.

Edhe pas golit të Kryeziut u zhvillua një ndeshje e hapur, por gola më nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-1.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në 45 minutat e dyta. /Lajmi.net/