Përfundon pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”, ky është rezultati mes Llapit dhe Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales mes KF Llapit dhe FC Prishtinës.

Sport

21/04/2021 15:47

Rezultati është i barabartë 1 – 1, gjë që i konvenon Llapit, shkruan lajmi.net.

Ishte Gavazaj që zhbllokoi rezultatin duke realizuar nga pika e bardhë qysh pas pesë minutave (5′), por vendasit u këndellen shpejtë dhe barazuan rezultatin përmes Ahmed Januzit (16′).

Vendasit janë në epërsi në rezultatin e përgjithshëm 4 – 3, kurse edhe nëse Prishtina shënon edhe një gol, Llapi do kualifikohet në finale falë golave si mysafirë në ndeshjen e parë.

Se cila skuadër do sigurojë kualifikimin në finale, aty ku do takohet me Dukagjinin mbetet të shihet pasi të përfundojë pjesa e dytë./Lajmi.net/