Përfundon pjesa e parë në derbin Drita – Feronikeli, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Drita – Feronikeli.

Sport

25/11/2018 14:20

45 minutëshi i parë është mbyllur me rezultatin 0:1, me golin e realizuar nga Lladrovci, në minutën e 41’.

Ky gol erdhi nga një ndërprerje e cila krijoi një tollovi në zonën e vendasve, të cilën për mrekulli e shfrytëzoi anëtari i Feronikelit.

Ishte ky rasti i parë serioz për mysafirët i cili nuk mbeti pa konkretizim.

Me këtë gol, skuadra nga Drenasi shkon më e qetë në pushim.

Mysafirët janë në kërkim të fitores në mënyrë që të marrin lidershipin e tabelës. /Lajmi.net/