Përfundon pjesa e parë: Liria – Vushtrria 1:0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Liria – Vushtrria, në kuadër të barazhit.

Sport

21/05/2022 15:58

Përkundër një loje argesive dhe të luftuar nga të dyja palët, goli erdhi tek në minutën e fundit të pjesës parë.

Prizrenasit e gjetën golin e avantazhit në fund të pjesës së parë, përmes penaltisë të cilën e konkretizoi Liridon Fetahaj.

Pos këtij episodi, loja më shumë u përqëndrua me dyluftime në mesfushë e cila nuk solli produktivitet në aspektin e zhbllokimit të ndeshjes deri në fund të pjesës së parë.

Ajo që vlen të theksohet është atmosfera e krijuar nga të dy tifo-grupet në tribunat e stadiumit “18 qershori” në Klinë, e cila, si rrallë herë në futbollin kosovar, është elektrizuese.

Fituesi i kësaj përballjeje, për t’u futur në Superligë, do të ndeshet me skuadrën e cila përfundon në vendin e tetë aty. /Lajmi.net/