Përfundon pjesa e parë e përballjes Liverpool – City, ja rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e super ndeshjes Liverpool - Manchester City, e vlefshme për xhiron e 23-të të Premierligës.

Sport

07/02/2021 18:17

Dy skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje ofensivë, me posedimin e topit kryesisht në mesfushë, shkruan lajmi.net.

“Qytetarët” kishin mundësinë e artë përmes 11-metërshit, mirëpo Ilkay Gundogan u tregua i pasaktë.

Kurse, vendasit gjatë kësaj pjesë, janë duke dominuar në posedim.

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ishte në stol dhe mbetet të shihet nëse do inkuadrohet gjatë 45-minutëshit të dytë./Lajmi.net/

https://twitter.com/EPL_videos/status/1358463447986442242