Përfundon pjesa e parë, Barcelona po fiton lehtësisht ndaj Levante

Pas 45 minutave të pjesës së parë, Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Levantes si mysafire në kuadër të javës së 36-të në La Liga.

Sport

11/05/2021 22:46

Lionel Messi u tregua i jashtëzakonshëm me golin e tij të shënuar në minutën e 25-të, në gjysëm vollej, raporton lajmi.net.

Ousmane Dembele asistoi për golin e shënuar nga Pedri në portën e zbrazët.

Me këtë rezultat, Barcelona është në kreun e tabelës me 78 pikë, derisa Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë nga një ndeshje më pak.

Image

Blaugranët patën disa raste në këtë pjesë, mirëpo nuk arritën t’i shfrytëzoni të gjitha./Lajmi.net/

Goli i Messit:

Goli i Pedrit: