Përfundon për sot protesta e studentëve, ja kur do të vazhdojë
Mbyllet pas afro 4 orësh protesta e studentëve para godinës së Kryeministrisë në ditën e parë për vitin 2019.

Lajme
Protestuesit kanë njoftuar se do mblidhen sërish nesër në të njëjtën orë.
Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre. Studentët kërkojnë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Studentët janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve.
Në protestën e sotme, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre, shkruan shekulli.
Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte.
Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.