Përfundon pastrimi i Kosovës, ministria tregon sa mbeturina janë larguar
Fushata tre mujore për pastrimin e Kosovës, e filluar me 15 shtator 2018, ka përfunduar sot, pas 3 muajve të aktiviteteve në tërë Kosovën.
Lajme
Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra vullnetarë, sipas shifrave zyrtare janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përrreth rrugëve e në hapësira publike.
Ministria e Mjedisit ka njoftuar se si rezultat i suksesit që ka arritur kjo fushatë Let’s Do It Ëorld ka shpallur Kosovën si shtetin më aktiv dhe më të suksesshëm në fushatën “Ëorld Cleanup Day 2018”.
Me rastin e përfundimit të fushatës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj falenderuan anëtarët e task forcës për angazhimin e tyre institucional, komunat, shoqërinë civile, vullnetarët, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës për angazhimin e tyre për pastrimin e Kosovës.
Pas përfundimit të kësaj fushate, me datën 10 janar 2019 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për komunat më aktive dhe më të suksesshme të kësaj fushate, e të cilat do të shpërblehen me fonde për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit për vitin 2019.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Let’s Do It Kosova iu bëjnë thirrje komunave që pas kësaj fushate të pastrimit të angazhohen në mirëmbajtjen e hapësirave publike, të mos lejojnë krijimin e deponive të reja ilegale, të zbatojnë udhëzimin për ndëshkime me gjoba mandatore, të punojnë në shtrirjen e shërbimeve për mbeturina, si dhe krijim të zonave të gjelberta. Gjithashtu ata bëjnë apel tek qytetarët për mos hudhjen e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, për të mbajtur Kosovën të pastër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.