Përfundon pa fitues derbi Prishtina-Ballkani

Kanë përfunduar pa fitues të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll. Derbi i javës në mes Prishtinës dhe Ballkani është mbyllur pa gola, duke mos arritur që asnjëra skuadër t’i konkretizojnë rastet që i patën. Ky barazim nuk i shkon për shtati Ballkanit, i cili nesër mund ta humbas kreun e…

Sport

30/03/2024 18:57

Kanë përfunduar pa fitues të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi i javës në mes Prishtinës dhe Ballkani është mbyllur pa gola, duke mos arritur që asnjëra skuadër t’i konkretizojnë rastet që i patën.

Ky barazim nuk i shkon për shtati Ballkanit, i cili nesër mund ta humbas kreun e tabelës, pasi ka 53 pikë, dy më shumë se Llapi i cili nesër e pret Lirinë në “Zahir Pajaziti”.

Kurse në ndeshjen Malisheva – Drita u shënuan dy gola, ku të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Huruglicës i cili shënoi në minutën e 10-të të takimit.

Ndërsa, rezultati u barazua pas 13 minutash lojë, ku Aliu me një supergol ktheu baraspeshën në fushë, njofton Klankosova.tv.

Por, asnjëra skuadër nuk arriti që të bënte më shumë, duke i ndarë pikë.

Aktualisht, Ballkani është në vendin e parë me 53 pikë, Llapi në vendin e dytë me 51, aq sa ka edhe Drita, ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e katërt me 48 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e pesta me 39 sosh.