Përfundon numërimi për 37 bashki, e majta fiton 25, e djathta 12 bashki
Procesi zgjedhor në Shqipëri po shkon drejt fundit, nga 61 bashki ku është votuar, është konfirmuar përfundimi i procesit të numërimit të votave në 37 dhe prej tyre dhe rezulton se 25 i ka fituar koalicioni qeveritar i udhëhequr nga PS-ja dhe 12 të tjerat koalicioni opozitar i udhëhequr nga PD-ja.
Lajme
Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:
- Poliçan, Adriatik Zotkaj
- Skrapar, Nesim Spahiu
- Pukë, Gjon Gjonaj
- Fushë Arrëz, Fran tuci
- Has, Adem Lala
- Delvinë, Rigles Balili
- Kolonjë, Arben Malo
- Libohovë, Luiza Mandi
- Belsh, Arif Tafani
- Himarë, Jorgo Goro
- Cërrik, Altin Toska
- Konispol, Shuaip Beqiri
- Pustec, Edmond Themelko
- Mirditë, Ndrec Dedaj
- Roskovec, Majlinda Bufi
- Ura Vajgurore, Juliana Memaj
- Gramsh, Luljeta Dollani
- Sarandë, Floriana Koka
- Rrogozhinë, Beqir Nuredini
- Korçë, Sotiraq Filo
- Peqin, Saimir Hasalla
- Tepelenë, Tërmet Peçi.
- Kurbin, Artur Bardhi
- Lushnje, Fatos Tushe
- Këlcyra, Klement Ndoni
Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
- Klos, Basir Çupa
- Tropojë, Besnik Dushaj
- Përmet, Niko Shupuli
- Mat, Nezir Rizvani
- Selenicë, Përparim Shametaj
- Vorë, Fiqiri Ismaili
- Pogradeci, Eduart Kapri
- Vau i Dejës, Zef Hila
- Kukës, Bashkim Shehu
- Mallakastër, Agron Kapllanaj
- Devoll, Bledjon Nallbati
- Dropull, Ahilea Deçka
Në 24 bashkitë e tjera vijon numërimi i votave. Duket se për disa prej tyre do të kemi shumë shpejt mbyllje të procesit të numërimit të votave.
Dalin rezultatet e para për zgjedhjet e këshilltarëve të këshillave bashkiakë
Pasdreken e së hënës kanë dalë edhe rezultatet e para për këshilltarët e rinj.
Nga 10 077 vota të numëruara deri tani, rezulton se kanë grumbulluar:
Partia Socialiste
1015 vota ose 14.57 %
Partia Demokratike
794 vota ose 11.40 %
Lëvizja Socialiste për Integrim
2149 vota ose 30.86 %
Partia Republikane
389 vota ose 5.59 %
Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian
1158 vota ose 17.90 %