Përfundon ndeshje, Ylli mposhtet nga Benfica dhe eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Yllit është mposhtur në Lisbonë ndaj Benficas, me ç’rast është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll. Kampionët e Kosovës u mposhtën nga kampionët e Portugalisë, transmeton lajmi.net. Benfica triumfoi në këtë sfidë me rezultatin 67-92. Lojtarët më të dalluar tek skuadra kosovare ishin Henrik Sirko dhe Ahmed Basir, teksa tek…

Sport

22/09/2022 00:01

Skuadra e Yllit është mposhtur në Lisbonë ndaj Benficas, me ç’rast është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll.

Kampionët e Kosovës u mposhtën nga kampionët e Portugalisë, transmeton lajmi.net.

Benfica triumfoi në këtë sfidë me rezultatin 67-92.

Lojtarët më të dalluar tek skuadra kosovare ishin Henrik Sirko dhe Ahmed Basir, teksa tek Benfica Barroso dhe Douglas. /Lajmi.net/