Përfundon ndeshja: Liverpooli fiton 1-0 ndaj Newcastle

Liverpooli e ka fituar ndeshjen ndaj Neëcastle me rezultat 1-0.

Sport

30/04/2022 15:27

“Të Kuqtë” udhëtonin vetëm për fitore në St. James Park dhe këtë e dëshmuan që në fillim të takimit.

Ishte goli i mesfushorit Naby Kieta ai që vendosi gjithçka sa i përket fituesit.

Lojtari pranoi një top në zonë nga Diogo Jota dhe, pasi e shmangu tërë mbrojtjen vendase, çoi topin në rrjetë me portën bosh.

Vendasit provuan të dilnin në sulm me anë të Saint-Maximin por nuk arrinin ta rrezikonin seriozisht portën e Alison Becker.

Kjo fitore e ngjet Liverpoolin në pozitën e parë, të paktën përkohësisht. Rivali i tyre për këtë pozitë luan më fillim nga ora 18:30 në udhëtim te Leeds United. /Lajmi.net/