Përfundon ndeshja e parë në Ligën e Kombeve, ky është rezultati

Ka përfunduar ndeshja e parë hapëse e Ligës së Kombeve.

Sport

06/09/2018 18:14

Sot edhe zyrtarisht ka filluar Liga e Kombeve, një turne i ri i organizuar nga UEFA, që ka për qëllim zëvendësimin e ndeshjeve miqësore në nivel ndërkombëtar.

Ndeshja që hapi këtë kompeticion ishte ajo mes Kazakistanit dhe Gjeorgjisë, e fituar nga këta të fundit me rezultat 0-2.

Chakvetadzhe në minutën e 69’ dhe Maily me autogol në minutën e 74’, shënuan për fitoren e Gjeorgjisë.

Vlen të ceket se kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin 1 në nivelin D./Lajmi.net/