Përfundon ndeshja – Ballkani barazon ndaj Zalgirisit

Ballkani nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në kuadër të turit të parë të kualifikimeve për Champions League.

Sport

05/07/2022 21:53

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, por që suharekasit treguan lojë shumë më të mirë në 90 minutat e ndeshjes.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të një supergoli të Nazmi Gripshit nga distanca.

Reagimi i mysafirëve nuk vonoi shumë që barazuan me anë të një goditjeje nga këndi.

Ndeshja përfundoi kështu, pa ndonjë ndryshim të mëtutjeshëm të rezultatit.

Shiu ishte prezent gjatë tërë ndeshjes, për çka ua vështirësoi jo pak qëndrimin në tribunë tifozëve. /Lajmi.net/