Përfundon me sukses turneu xhudos në Pejë

Sot në qytetin e Pejës është zhvilluar gara e parë e xhudos e cila njëherit shënon edhe rifillimin e aktiviteteve nga ky sport që prej fillimit të pandemisë.

Sport

27/09/2020 15:08

Garuesi më atraktiv është shpallur Akil Gjakova.

Ky turne filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që pësuan nga infektimi me virusin Covid-19.

Në këtë turne morën pjesë xhudistë nga Kosova, Shqipëria dhe vende tjera të rajonit.

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e këtij aktiviteti. /Lajmi.net/