Përfundon koha e rregullt: Eintracht Frankfurt – Rangers 1-1
Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes finale të Europa Leagues në mes të Eintracht Frankfurt dhe Rangers.

Sport
Të dyja skuadrat kanë shënuar nga një herë, kësisoj pas pak do t’i luajnë vazhdimet të cilat do ta përcaktojnë fituesin e takimit.
Për skocezët shënoi Aribo, ndërsa gjermanët e gjetën golin me Borren.
30 minutat e fundit dhanë një ndeshje më të “ndezur” sa u përket rasteve të krijuara nga të dyja palët.
Gjithsesi, përkundër përpjekjeve, asnjëra skuadër nuk arriti ta mbivendos superioritetin e saj ndaj tjetrës.
Pas pak fillojnë vazhdimet. /Lajmi.net/