Përfundon Evropiani edhe për Kosovën U16

Kosova U16 (M) ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.

Sport

18/08/2019 11:16

Djelmoshat e rinj kosovarë në ndeshjen e fundit, kanë pësuar nga Norvegjia me rezultat 44:84, në ndeshjen e vlefshme për vendin e 23-të në këtë Evropian.

Kosova kishte vetëm një fitore në këtë Evropian, duke mundur pikërisht Norvegjinë në grupe, por sot kanë pësuar në përballjen e fundit në këtë Kampionat.

Bledar Thaçi shënoi 11 pikë për Kosovën, kurse nga tetë shënuan Eliot Peci dhe Rinol Gashi. /Lajmi.net/