Përfundon ëndrra evropiane për KB Prishtinën

Ka përfunduar ëndrra evropiane për KB Prishtinën.

Sport

13/03/2019 22:08

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Pallacanestro Varese, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të FIBA Europe Cup.

Italianët që ishin nikoqir në këtë ndeshje, kanë qenë skaduar më e mirë përgjatë 40 minutave, për të triumfuar në fund me rezultat 100:84.

Kujtojmë se Pallacanestro Varese ka fituar edhe ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 77:80.

Për KB Prishtinën, arritja deri në këtë fazë të FIBA Europe Cup, është arritje historike, diçka që nuk është bërë asnjëherë nga ndonjë skuadër shqiptare./Lajmi.net/