Përfundon dimri i ashpër në Kosovë

Nga sot temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin do të shënojnë ngritje. Minimalja do të sillet nga -5 deri në -1, kurse maksimalja nga 0 deri  në 5 gradë celsius.

Lajme

06/01/2015 10:36

Dimri  i ftoftë e më temperatura shumë të ulëta deri në -20 gradë celsius për kosovarët ka marrë fund që nga fillimi i kësaj jave, pasi që nga sot temperatura do të shënojnë ngritje.

Ish-drejtori i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se temperaturat e ulëta që janë shënuar javë më parë do fillojnë të kenë ngritje.

Tahirsylaj në një bisedë për lajmi.net, cili tani posedon një laborator privat ka thënë se deri në fundjavë temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 5 gradë celsius.

“Temperaturat që janë shënuar javë më parë nga sot do të shënojnë rritje, minimalja deri në fund të javës do të shkoj nga  -5 deri në -1, kurse maksimalja mbi  0 deri +4 ose 5 gradë, kur pritet të kalohet kjo gjendje e cila ka shkaktuar mjaftë probleme”, ka thënë ai.

Sipas Tahirsylaj, sasia e borës që ka rënë nuk është e intensitetit të lartë, e cila do të mund të paraqiste ndonjë situatë alarmante.

Ai ka thënë se temperaturat që janë shënuar deri në -20 gradë celsius janë më të ftohtat që do të jenë gjatë këtij dimri, pasi janari historikisht ka qenë muaji më i ftohtë në Kosovë.

“Bazuar në të dhënat historike të institut Hidrometeorologjik të Kosovës , temperaturat më të ulëta shënohen në muajin janar”, ka thënë ai. (lajmi.net).