Përfundon aksioni policor në rajonin e Dukagjinit, konfiskohen narkotikë dhe arrestohen disa persona

Njësi të shumta policore kanë qëndruar sot në rajonin e Dukagjinit. Njësitë anti-drogë kanë zhvilluar një operacion të gjerë në Deçan dhe në Gjakovë. Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, ka njoftuar se aksioni tashmë ka përfunduar. Po ashtu ai ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjithashtu…

Lajme

28/09/2022 11:59

Njësi të shumta policore kanë qëndruar sot në rajonin e Dukagjinit.

Njësitë anti-drogë kanë zhvilluar një operacion të gjerë në Deçan dhe në Gjakovë.

Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, ka njoftuar se aksioni tashmë ka përfunduar.

Po ashtu ai ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione.

Gjithashtu prokurori Qavolli ndër të tjerash tha se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të gjata dy deri në katër metra, transmeton lajmi.net.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë,tha ai.

Ndryshe gjatë këtij viti, Policia e Kosovës saktësisht Njësia anti-drogë ka realizuar operacione të shumta nga ku janë sekuestruar narkotikë të shumta.

Madje në të njëjtin vit, Policia ka arritur që të zbulojë dhe të shkatërrojë laboratorë të ndryshëm nga ku prodhohej e shitej drogë, në të shumtën e rasteve e llojit marihuanë./Lajmi.net/