Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Përfundon afati i rregullt kalimtar, numër solid i kërkesave

14:04 | 7 Gusht 2020

per

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Marrë për bazë situatën e përgjithshme të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19,numri i kërkesave të paraqitura mund të vlerësohet i kënaqshëm.

Pandemia ka goditur rëndë edhe hendbollin, por klubet megjithatë po punojnë për organizim për edicionin e ardhshëm. Plot pesë skuadra do të luajnë në Evropë në edicionin e ardhshëm të garave, që është numër shumë i kënaqshëm.

Në konkurrencë të femrave bie në sy kërkesa për kthimin e Esma Muratoviqit te KHF Istogu. Muratoviq e kishte udhëhequr Istogun drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës në vitin e kaluar. Ishte shpallur hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019, ndërsa së fundi karrierë ka bërë në Spanjë.

Është paraqitur kërkesa për kalim të saj te Istogu nga HC San Jose Obrero.

Shpresa Fazlija, që dha kontribut të madh në triumfin e Ferizajt në Superligë në edicionin 2019/2020, ka paraqitur kërkesë për kalimin te KHF Shqiponja. Skuadra gjakovare ka paraqitur për regjistrim edhe motrat Gulgun dhe Gulgul Jilta që kanë luajtur për CLICK deri më tani.

Blerina Mehmeti, Betina Mehmeti, Kaltrina Mehmeti dhe Benita Shabani kanë paraqitur kërkesë për kalim nga KHF Ferizaj te KHF Vjosa.

Nga KHF Ferizaj te KHF Kastrioti kanë paraqitur kërkesë për të kaluar: Adriana Salihu, Sara Misini, Vahide Gashi e Elza Reqica.

Përforcime të numërta ka bërë edhe KHF Vushtrria, që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e Luljeta Sopjanit, Anisa Rashicës, Elisa Rashicës, Venita Izmakut e Kanita Izmakut. Marigona Sadiku ka paraqitur kërkesë për kalimin nga KHF Vushtrria te KHF Samadrexha.

KHF Prishtina në edicionin e ri pritet të llogarit në shërbimet e Alma Nivokazit dhe Ardiana Prapashticës.

Te hendbollistët, Mërgim Ademi e Redon Havolli kanë paraqitur kërkesë për kalimin nga Prishtina te Llapi.

Te Prishtina pritet të kaloj Rikard Quni nga KH Prizreni, kurse Alban Haziri, Adonit Isufi e Gezim Misini kanë paraqitur kërkesë për kalim te Zhegra. Bëhet fjalë për tre hendbollistë të dëshmuar në Superligën tonë.

Janë edhe 15 kërkesa të hendbollistëve dhe hendbollisteve për status të lirë. Lojtarët që kanë aplikuar për status të lirë kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor. Ndërsa lojtarët që vijnë nga skuadrat jashtë territorit të Kosovës mund të regjistrohen deri në fund të muajit shkurt, konform rregulloreve të EHF-së dhe IHF-së. Klubet tona, para së gjithash Besa Famgas, pritet të regjistrojnë lojtarë të huaj ndërkohë./Lajmi.net/