Përfundojnë tri ndeshjet e BTK Superligës, përfundon në barazim derbi Gjilani – Drita

Kanë përfunduar tri ndeshjet e luajtura sot në kuadër të xhiros së 33-të të BKT Superligës.

Sport

04/05/2022 17:15

Vëmendja më e madhe ishte pikërisht në Gjilan, ku Gjilani e priste Dritën në derbin e kësaj xhiroje.

Pos ndeshjes dhe atmosferës së krijuar nga tifozeritë e të dyja skuadrave, rëndësi të madhe pati edhe rezultati, transmeton lajmi.net.

Epilogu i takimit dha rezultatin e “bardhë”, 0-0, që më së shumti i shkon për shtati Ballkanit, të cilët, tashmë edhe zyrtarisht, janë kampionë të ligës.

Në ndeshjet e tjera, Dukagjini e mposhti Ulpianën 2-1, ndërsa Prishtina fitoi me goleadë 5-0 ndaj Feronikelit tashmë të rënë nga liga. /Lajmi.net/