Përfundojnë tri ndeshje në Ipko Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar tri ndeshje në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

31/10/2018 15:27

Tri ndeshjet që u zhvilluan në javën e 13-të të Ipko Superligës në futboll, përfunduan me mjaftë befasi.

Ferronikeli arriti që me shumë mund t’i marr tri pikë ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat, 2:1, raporton “lajmi.net”.

Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me anë të Da Silvas në minutën e 33, mirëpo shifrat u barazuan nga Osman Mziu (43’).

Ferronikeli u rikthye në epërsi në minutën e 80’, ku shënoi me anë të Kastriot Rexhës

Ferronikeli gjendet në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Drenica në të shtatin me 18-të.

Gjilani ka arritur të shënoj fitore mjaftë të rëndësishme në përballjen me KEK-un.

Gjilanasit fituan me rezultat , 2 me 0, me golat e shënuar nga Wilber Mauricio Perez Medrano në minutën e 33’ dhe Vilfor Hysa (85’).

Gjilani me këtë fitore pozicionohet në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa KEK-u në të fundit me një pikë.

KF Ballakani e ka befasuar në udhëtim  KF Llapin, shkruan “lajmi.net”.

Ballkanasit ka fituar me rezultat 0 me 1, me golin e vetëm të shënuar në minutën e 75’ nga Durim Gashi.

Pas kësaj xhiroje, KF Llapi është në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa KF Ballkani në të tetin me 18 sosh.

Derbi i javës së 13-të do të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe Trepça 89 që zhvillohet në ora 17:45. /Lajmi.net/