Përfundojnë punimet afër Liqenit të Badovcit, por prap mbetet “gropa” (Foto)
Ka përfunduar rregullimi i pjesës së dëmtuar të rrugës Prishtinë-Graçanicë-LLabjan, afër liqenit të Badovcit.

Lajme
Kjo pjesë ka rrëshqitur vazhdimisht dhe ka shkaktuar probleme në komunikacion.
Në pjesën prej 72 metrave ku ka pasur rrëshqitje të rrugës janë vendosur 41 pilota në një thellësi prej 6 deri në 12 metra në mënyrë që ky problem të rregullohet përfundimisht.
Ndërkohë zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës kishin thënë se rrëshqitja e dheut do të sanohet përgjithmonë, mirëpo edhe pas përfundimit të punimeve shihet se ekziston problemi i njëjtë, raporton lajmi.net.
Fotografitë e realizuara në këtë pjesë shfaqin shtresën e asfaltuar nën nivelin normal të rrugës.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka tentuar të kontaktoj Lutfi Zharkun, ministër në detyrë por kontakti ka qenë i pamundur.
Këto punime janë kryer sipas projektit të punuar nga kompania ‘3D Project’ ndërsa kompania punëkryese ka qenë ‘Arbotec sh.p.k’./Lajmi.net/