Përfundojnë pjesët e para në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të orës 21:00 në Ligën e Kampionëve.

Sport

06/11/2019 21:47

Real Madridi është duke shkatërruar Galatasarayn me rezultat 4-0, ndërsa PSG po mposht Club Brugge 1-0.

Manchester City e Tottenham janë duke fituar me rezultat minimal në udhëtim te Atalanta përkatësisht Crvena Zvezda.

Ndërkohë Bayer Leverkusen po befason Atletico Madridin duke e mposhtur 1-0. /Lajmi.net/