Përfundojnë pjesët e para: Ballkani – Malisheva 0:2, Drenica – Llapi 0:0
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Ballkani – Malisheva dhe Drenica – Llapi, të vlefshme për xhiron e 33 të BKT Superligës në futboll.

Sport
Malisheva po avancon 2-0 ndaj kampionëve të Superligës, falë golave të Sowbalet dhe Hysenit në minutat 11’ dhe 41, ndërsa në ndeshjen tjetër në “Bajram Aliu” portat po vazhdojnë të jenë ende të paprekura.
Një fitore eventuale e Malishevës do t’u ndihmonte këtyre të fundit në ngritjen në tabelë, për t’i ikur zonës së kuqe që dërgon një kategori më poshtë.
Të njëjtin synim ka edhe Drenica, ndaj një kundërshtari po ashtu të vështirë si Llapi i cili po lufton për një vend sa më të lartë në tabelë. /Lajmi.net/