Përfundojnë pjesët e para: Atalanta në epërsi të dyfishtë ndaj Man Utd, Chelsea po fiton ndaj Malmos

Janë duke u zhvilluar disa ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/10/2021 21:50

Atalanta është duke e mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 0-2, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më të rrezikshëm në fillimi dhe patën disa mundësi shënimi përmes kundër-sulmeve.

Megjithatë, mysafirët u treguan më efikas dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 15′ përmes Mario Pasalic.

“Djajtë e Kuq” morrën iniciativën që të barazojnë rezultatin, megjithatë ishte sërish ekipi italian që realizoi.

Merih Demiral dyfishoi epërsinë e Atalantas me golin e tij në min e 29′.

Deri në fund gola më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 0-2.

Në anën tjetër Chelsea është duke mposhtur Malmon 2-0, golat u realizuan nga Andreas Christensen dhe Jorginho.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që po luhen nga ora 21:00. /Lajmi.net/