Përfundojnë një pjesë e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar një pjesë e ndeshjeve në javën e 25-të në Superligën e Kosovës.

Sport

03/04/2019 15:55

Sot (e mërkure) janë zhvilluar katër ndeshje në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës, ku pati shumë befasi.

Drita e ka demoluar Kek-un, duke e mposhtur 4 me 0, ndërsa Llapi ka triumfuar ndaj Ferizajt, 2:0, raporton lajmi.net.

Tri pikë në këtë xhiro i ka marrë edhe Trepça 89’, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal, 1:0.

Nga ana tjetër, Drenica dhe Gjilani janë ndarë në paqe, pasi për më shumë se 90’ minuta, portat mbetën të paprekura.

Më poshtë, lajmi.net ua sjell renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, gjersa Prishtina do të luajë me Lirinë dhe Feronikeli me Ballkanin në kuadër të javës së 25-të. /Lajmi.net/