Përfundojnë një pjesë e ndeshjeve në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar një pjesë e madhe e ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Sport

06/03/2019 15:26

Superliga e Kosovës ka zhvilluar në këtë javë xhiron e 21-të, gjersa sot do të zhvillohet edhe derbi në mes të Prishtinës dhe Feronikelit nga ora 17:00.

Ferizaj e ka mposhtur Kek-un me rezultat të thellë, 4:1, gjersa KF Llapi e ka mposhtur në udhëtim Gjilanin, 0:1, raporton lajmi.net.

Drenica dhe Flamurtari janë ndarë në paqe, duke marrë nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi 1 me 1.

Ndërsa, Liria në fund të ndeshje ka arritur ta mposht në udhëtim Trepça ’89 me rezultat, 1:2.

Më poshtë mund të shikoni renditjen tabelare nga këto pesë ndeshje të zhvilluara, gjersa java e 21-të mbyllet me derbin në mes të Prishtinës dhe Feonikelit, që njëherësh është edhe luftë për kreun e tabelës. /Lajmi.net/