Përfundojnë ndeshjet e rregullta në EBC Ligën e Femrave, gati ndeshjet për “Play Off”

Kanë përfunduar ndeshjet në kuadër të Ligës së Femrave "EBC", tani gjithçka gati në ndeshjet e Play Off.

Sport

04/04/2021 09:06

Dita e shtunë ishte e fundit për garat e rregullta në EBC Ligën e Femrave.

Në ndeshjen e fundit për garat e rregullta, Prishtina ka shënuar fitore ndaj Kastriotit me shifrat 100:43. Basketbollistja më e dalluar ishte Djellza Dekaj me katërshifror të dyfishtë me 34 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 10 topa të vjedhur.

Në takimet tjera të xhiros së fundit Bashkimi ka mundur Vëllaznimin 85:70, kurse Penza mundi Trepçën 45:98.

Renditja përfundimtare është: Bashkimi me 38 pikë, Prishtina dhe Penza me 33, Vëllaznimi 32, Kastrioti 23 dhe Trepça 21.

Në gjysmëfinale të “Play-off”-it do të ndeshen Bashkimi me Vëllaznimin dhe Prishtina me Penzën. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale./Lajmi.net/