Përfundojnë kohët e rregullta të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, Drita befasohet nga Drenasi

Gjatë ditës së enjte janë zhvilluar edhe pesë ndeshje në kuadër të raundit 1/16 të Kupës së Kosovës të cilat filluan nga ora 12:30.

Sport

02/12/2021 14:29

Drita nuk ka arritur që të sigurojë kualifikimin tutje nëpërmjet kohës së rregullt pasi që ndeshja pas 90 minutave është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 që nënkupton se ndeshja do të shkojë në vazhdime.

Ndërkohë Dukagjini, Arbëria e Keku kanë triumfuar ndaj skuadrave respektive Lirisë, Vitisë e Trepçës, teksa ndeshja tjetër që do të shkojë në vazhdime është ajo mes Flamurtarit dhe Ferizajit e cila është mbyllur barazim pa gola pas kohës së rregullt.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura gjatë ditës së sotme:

Drita – Drenasi 0:0

Liria – Dukagjini 0:4

Arbëria – Vitia 4:0

KEK-u – Trepça 1:0

Flamurtari – Ferizaj 0:0

/Lajmi.net/