Përfundojnë hetimet, dënime shokuese për Khabib dhe McGregor

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë në rrezik të madh.

Sport

12/10/2018 09:49

Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC) do t’i suspendojë kampionin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor duke filluar nga e hëna.

Një seancë dëgjimore do të përcaktojë nëse do të bëhet fjalë për dënim të përjetshëm nga sporti i arteve marciale.

Të dy do të suspendohen më 15 tetor, në pritje të seancës dëgjimore më datën 24, raporton “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

Shkalla e dënimit do të varet nga seanca dëgjimore mirëpo në skenarin më të keq Khabib dhe McGregor mund të dënohen përgjithmonë nga UFC.

Ata të dy janë nën hetime nga NSAC pas përleshjeve pas ballafaqimit të tyre të fituar nga rusi në Las Vegas. /Lajmi.net/