Përfundojnë fjalimet e katërshes së UÇK-së në Hagë

Përfundojnë fjalimet përfundimtare në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakupi Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-presidenti Hashim Thaçi theksoi para trupit gjykues, se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm. Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha sot para trupit gjykues në Hagë se “drejtësia mund të vonohet…

Lajme

18/02/2026 15:07

Përfundojnë fjalimet përfundimtare në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakupi Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-presidenti Hashim Thaçi theksoi para trupit gjykues, se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha sot para trupit gjykues në Hagë se “drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet”, raporton kosovapress.

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.