Përfundoi seriali ´O sa mirë´

Edhe ky sezon u përcoll me shumë momente komike nga ´nxënësit´ e shkollës gjithë shqiptare ´O sa mirë´, por me episodin e 60 ata dalin në pushim

ShowBiz

04/05/2015 16:40

Kështu të paktën bën me dije aktori Xhevdet Jashari i njohur si Arifikmeti nga Tetova. Ai përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se edhe ky sezon përfundoi.

“I erdhi fundi sezonit, episodi 60, duke qesh e presim sezonin e ardhshëm”, ka shkruar përbri një fotoje të publikuar në Instagram, aktori.

Vlen të theksohet se në këtë serial përveç aktorëve të pranishëm kanë qenë edhe shumë fytyra të njohura të skenës sonë. Lajmi.net