Përfundim i ëndrrave

Cesc Fabregas ka bërë të ditur se ëndërron të pensionohet në Barcelonë. Mesfushori spanjoll depërtoi nga akademia e famshme e gjigantit katalan, por iu bashkua Arsenalit më 2003 ku bëri emër në futbollin evropian. Mirëpo, ai u rikthye te Barcelona më 2011 dhe tani ka insistuar se nuk dëshiron të lëviz më. “Më duhet të…

Sport

20/11/2013 14:00

Cesc Fabregas ka bërë të ditur se ëndërron të pensionohet në Barcelonë.

Mesfushori spanjoll depërtoi nga akademia e famshme e gjigantit katalan, por iu bashkua Arsenalit më 2003 ku bëri emër në futbollin evropian.

Mirëpo, ai u rikthye te Barcelona më 2011 dhe tani ka insistuar se nuk dëshiron të lëviz më. “Më duhet të pushoj shumë që të ndodh kjo. Por, ëndrra ime është të pensionohem këtu”, deklaroi Fabregas për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo.

“Ky klub ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua dhe kam luftuar shumë për të ardhur deri këtu”, shtoi ai.

I pyetur se cili ka qenë momenti më i lavdishëm i karrierës së deritashme, Fabregas u përgjigj: “Ndoshta kur fituam Kampionatin botëror, si dhe të gjithë titujt që kam arritur të fitoj me Barcelonën”.