Përfshihet nga zjarri shtëpia e reperit të njohur shqiptar

Sin Boy është reperi shqiptar i cili u bë i njohur për publikun në bashkëpunimin me Rina Balajn.

ShowBiz

06/12/2018 19:25

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur atij sot pasi në rrjete sociale ka publikuar disa video në të cilat tregon se shtëpia e tij është kapluar nga zjarri, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka shkruar me ‘ironi’ se kënga e tij e re “Juju”, është faktori kryesor për çka edhe ka ndodhur ngjarja.

Ndër tjerash, shihet se ka pasur vetëm dëme materiale e që në njërën nga videot shfaqen edhe zjarrëfikësit. 

Sin Boy është reperi shqiptar nga Greqia i cili këtë vit është rikthyer për të zhvilluar karrierën e tij në trojet shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/194032008207951/

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/356781135074113/