Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Komoran
Gjatë ditës së djeshme, në rrethana akoma të panjohura është përfshirë nga flakët një shtëpi në Komoran.

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 11:14, është raportuar se një shtëpi në Komoran është përfshirë nga zjarri, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia, raportimin e ka bërë pronarja e shtëpisë e cila ka thënë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Lajmi.net/