Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, dyshohet për 1 viktimë (Video)

Një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka përfshirë apartamentin .

Lajme

02/02/2016 18:52

 

Gjithashtu, ende nuk dihet nëse në banesë ka patur banorë apo jo. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 forca të zjarrfikëses dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, thotë se operacioni i ndërhyrjes është i vështirë për shkak edhe të lartësisë së madhe në të cilën ndodhet apartamenti.

12650311_1117931411559479_1209678852_n

Ende nuk është e konfirmuar nëse në banesë ka njerëz apo jo, por deri tani dyshohet se viktimë ka mbetur një fëmijë katër vjeç.

Ndërkohë flakët në apartament po përparojnë me shpejtësi, duke vënë në rrezik dhe apartamentet e tjera të pallatit./tvklan

YouTube player