Performon me kostum transparent, Bebe Rexha i lë pak vend imagjinatës

Bebe la pa fjalë me kostumin që zgjodhi për performancën e fundit.

ShowBiz

10/06/2021 22:03

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, ka filluar t’iu rikthehet performancave ‘live’, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artistja ishte e ftuar në spektaklin “Legendary”, ku theksoi format trupore në veshjen që zgjodhi ta vishte.

Bebe ishte veshur me një kostum transparent, i cili ia theksonte të pasmet e bujshme gjatë interpretimit.

Teksa ftoi fansat që ta ndjekin performancën e saj, këngëtarja postoi një foto ku shihet duke bozuar nga prapa.

Ajo pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj, ngase kjo paraqitje e saj i linte pak vend imagjinatës.

Ndryshe, Bebe Rexha së fundi ka njoftuar se ka bashkëpunuar me markën “Adoreme” për të sjellë koleksionin e saj të të brendshmeve. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)