Performancat fenomenale të Martial kanë rikthyer lojtarin në listën e Francës

Anësori i Manchester United, Anthony Martial është riftuar në Kombëtare nga Didier Deschamps.

Sport

08/11/2018 20:27

Fituesit e Kupës së Botës do të luajnë kundër Holandës në Ligën e Kombeve pastaj kundër Uruguajit në një miqësore.

Martial nuk ishte i ftuar në kampionat Botëror dhe performancën e fundit e ka regjistruar në Mars, shkruan “BBC Sports”, transmeton lajmi.net.

Performancat e tij fenomenale me United kanë bërë të mundur këtë gjë.

“Ai  ka potencial të jashtëzakonshëm, por nuk e shfaq rregullisht këtë” ka thënë Deschamps për lojtarin.

“Ajo çfarë po bën me Manchesterin është afër asaj që ai është i aftë të bëjë” ka vazhduar ai.

Martial ka qenë lojtari kyç i Manchester United gjatë javëve të fundit në Premierligë. /Lajmi.net/