Përformancat e mira e shpërblejnë yllin e Juventusit me kontratë të re

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se Juan Cuadrado është "shumë afër" për të nënshkruar një kontratë të re.

Sport

11/11/2019 12:54

Cuadrado është rilindur nën trajnerin Maurizio Sarri, duke startuar në tetë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A si mbrojtës i djathtë, pavarësisht se është një anësor.

Ai ka bërë përshtypje aq shumë në rolin që jo vetëm që Sarri e sheh si mbrojtës tani, por do të rinovojë me Juve edhe për dy vjet, përcjell lajmi.net.

“Ende nuk ka përfunduar, por ne jemi shumë afër”, i tha Paratici Sky Italia pas fitores 1-0 ndaj Milanit të dielën.

31-vjeçari u bashkua me ‘Bianconeri’ nga Chelsea në verën e 2015 dhe ka kapur shifrat e 150 paraqitjeve për ‘Zonjën e Vjetër’. /Lajmi.net/