“Performanca më e dobët e Messit këtë sezon”

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim ndaj Atletico Madrid.

Sport

25/11/2018 09:37

Ata ishin përballë humbjes së dytë radhazi derisa në minutën e 90’ në skenë u shfaq Ousmane Dembele i cili barazoi rezultatin në 1:1.

Performanca e Lionel Messit ndaj Atleticos nuk ishte nga ato që ne jemi mësuar të shohim gjithmonë.

Këtë performancë, “Marca” e ka konsideruar si më të keqën të argjentinasit këtë edicion.

“Ndeshja më e keqe e Messit këtë sezon, përkundër se u mundua të marrë përgjegjësinë, nuk ia arriti” shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

10-shi i Barcelonës ishte vendimtar me pasimin e tij maestral drejt Dembeles i cili realizoi, mirëpo gjatë ndeshjes humbi disa herë topin dhe nuk ishte i aftë të thyente mbrojtjen e hekurt të madrilenëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga momentet  e Messi në ndeshjen e mbrëmshme që ndoshta mund të na bindin për shkrimet e shtypit spanjoll. /Lajmi.net/