Performanca e Pink me Rag’n’Bone Man, shikuesit Brits e cilësojnë si shumë prekëse

Nuk është hera e parë që Pink ka bërë bujë me një performancë të saj.

ShowBiz

11/05/2021 23:47

Mes shumë performancave dhe artistëve të talentuar, Pink po që gjithmonë bie në sy me talentin e saj për të transmetuar një performancë prekëse dhe reale, shkruan lajmi.net.

Si shikuesit përmes transmetimit live, si ata që janë në vendngjarje janë prekur shumë nga performanca e këngës më të re nga Pink, që erdhi si bashkëpunim me Rag’n’Bone Man.

Në një video të publikuar nga Brits, mund të dëgjohen edhe thirrjet e publikut gjatë performancës, edhe pse një numër shumë I kufizuar I personave kanë pasur mundësinë të ndjekin performancën live.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRITs (@brits)

Mirëpo në platforma sociale nuk munguan komentet e shikuesve menjëherë pas performacës duke komplimentuar dhe uruar dyshen për këngën dhe talentin e tyre. /Lajmi.net/