Performanca e Jonida Maliqit në “London Eurovision Party”

Jonida Maliqi ka performuar plot energji në "London Eurovision Party".

ShowBiz

15/04/2019 09:55

Jonida Maliqi po vazhdon me performancat që mbahen para netëve finale të festivalit “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi ka performuar para publikut në Londër, ku u prit shumë mirë nga të pranishmit.

Edhe kësaj radhe, ajo ka dëshmuar që kënga “Ktheju tokës” po pëlqehet nga fansat, ngase i gjithë publiku këndonte bashkë me të.

Për ndryshe, “Eurovision” këtë vit mbahet në Izrael, ndërsa Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”. /Lajmi.net/

YouTube player