Përforcimi i ri i Realit, i çmendur pas Messit (Foto)
Përforcimi i ri i Real Madridit, talenti norvegjez Martin Odegaard, është tifoz i flaktë i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport
Real Madrid ka transferuar një prej shpresave më të mëdha në futbollin evropian, Martin Odegaard, vetëm 16-vjeç.
Ai sot do të prezantohet zyrtarisht nga gjiganti madrilen.
Mirëpo, një gjë që nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të skuadrës së tij të re është fakti se ai është i çmendur pas sulmuesit të skuadrës rivale, Barcelona, Lionel Messi.
Në profilin e tij zyrtar në Twitter @martinio98, ai ka shumë postime të yllit argjentinas. “Meeeeeessi”, me fotografi, por edhe një tjetër me biografinë e re të Messit.