Përforcimet gratis të Milanit

Milani angazhoi një numër të konsiderueshëm përforcimesh gjatë afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, të gjitha ato pa shpenzuar asnjë euro të vetme. Rossonerët kanë dëshpëruar me rezultatet e deritashme në Serie A dhe nënkryetari Adriano Galliani u desh të ndërhynte në tregun e futbollistëve për të gjetur zgjidhje dhe i solli trajnerit të ri Clarence…

Sport

01/02/2014 18:31

Milani angazhoi një numër të konsiderueshëm përforcimesh gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, të gjitha ato pa shpenzuar asnjë euro të vetme.

Rossonerët kanë dëshpëruar me rezultatet e deritashme në Serie A dhe nënkryetari Adriano Galliani u desh të ndërhynte në tregun e futbollistëve për të gjetur zgjidhje dhe i solli trajnerit të ri Clarence Seedorf katër përforcime: Adil Rami, Keisuke Honda, Michael Essien dhe Adel Taarabt.

Shkojmë me radhë. Rami iu bashkua Milanit nga Valencia në formë huazimi me mundësi të blerjes gjatë verës për 7 milionë euro.

Honda më në fund erdhi në San Siro pas spekulimeve afatgjate nga fundi i edicionit të kaluar dhe më në fund Galliani i siguroi shërbimet e tij pa paguar kompensim për yllin japonez.

Essien nuk zinte vend në Chelsea dhe gjiganti londinez e la të lirë në mënyrë që ai të kalonte në Milan. Dhe, në fund Taarabt, po ashtu përforcim i ardhur si huazim, pa paguar ndonjë shumë për blerjen e tij.

Në përgjithësi, futbollistë për secilin repart, pa paguar asgjë. Tani mbetet të shihet kontributi i tyre në fushë.